Rritje e turizmit përmes restaurimit të shtëpive karakteristike të Beratit dhe Gjirokastrës mbështetur me financime nga shteti.
Këtë nisëm kryeministri Edi Rama e lanconoi në Berat duke vizituar edhe rrugën “Mihal Komneno” e restauruar pas amortizimit që shërben si hyrja kryesore dhe aksesi më i shkurtër që lidh Beratin me lagjen Kala.
“Ne duam të bëjmë një program të veçantë, program rilindjeje të shtëpive të Gjirokastrës dhe të Beratit, si dhe të shtëpive tradicionale me vlerë si monument kulture në zona të tjera turistike, një program financimi ku t’iu jepet akses atyre që marrin këto iniciativa dhe t’iu lehtësohet nga pikëpamja e financimit i gjithë procesi. Mund të jenë fonde grant, mund të jenë fonde me kredi me interesa shumë të ulëta”, tha Kryeministri Rama.
Në Polican Kryeministri Edi Rama, inspektoi punimet në kantierin e hapur për ndërtimin e ujësjellësit, i cili do të furnizojë me ujë 10 mijë qytetarët e Poliçanit, por edhe të fshatrave përgjatë 24 orëve. Ky është një investim prej 80 milionë lekësh. Që nga viti 1966 kur është ndërtuar ky qytet, së bashku me ujësjellësin e Poliçanit nuk ka patur asnjë investim.
Ndërsa në fshatin Tapi të Njësisë Administrative Perondi në Kuçovë kryeministri Edi Rama pa nga afër punimet që do t’i japin fund problemit të përmbytjeve të përvitshme të tokave bujqësore të banorëve.
sa herë që lumi Osum del nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura.
Në fshatin Mbrakull në Poliçan po ashtu kryeministri Rama pa tokat e mbjella me grurë, misër dhe perime të ndryshme të stinës falë një investimi të munguar prej 30 vitesh për 230 familjet fermere të kësaj zone në ndërtimin e një kanali vaditës.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç