Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për zërat që po qarkullojnë për një miqësi strategjike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, Rama deklaroi se nuk ka preferenca mes Greqisë e Turqisë, ndryshe nga këto dy vende që nuk e pëlqejnë njëra-tjetrën.
Kryeministri shqiptar hodhi poshtë teoritë konspirative dhe u shpreh se Erdogan nuk e ka pyetur ndonjëherë për çështjen e zonave detare dhe se ai mund t’i zhvillojë betejat e tij pa Shqipërinë.
Duke sjellë në vëmendje faktin se Turqia kërkon që të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare për zonat detare në Egje me Greqinë, Rama tha se shpreson që çështja të zgjidhet dhe palët të bien dakord.
Gazetari: Ka zëra dyshues. I dini ata zëra dyshues që thonë se Edi Rama preferon miqësinë strategjike të Presidentit Erdogan dhe Presidenti Erdogan nuk dëshiron një marrëveshje midis Greqisë dhe Shqipërisë, sepse një marrëveshje e tillë mund të përdoret si model për një marrëveshje të ardhshme në Egje midis Greqisë dhe Turqisë. Është kjo një tjetër histori konspirative?
Rama: Kjo është një goxha teori konspirative. E para, sepse kur unë e kundërshtova marrëveshjen në gjykatë, nuk e kisha takuar kurrë Presidentin Erdogan dhe nuk kisha asnjë lidhje me askënd në Turqi, se ishim në opozitë. E dyta, po, kemi një marrëveshje partneriteti strategjik me Presidentin Erdogan, por nuk mendoj që duhet të zgjedhim mes Presidentit Erdogan apo Qirjakos Mitsotakis, midis Greqisë dhe Turqisë.Ne i duam të dyja.Fakti që ju nuk e keni shumë qejf njëri-tjetrin nuk duhet të përbëjë problem për ne që t’ju pëlqejmë të dyve, mendoj.Presidenti Erdogan kurrë, asnjëherë – po jua them këtë dhe është fjala ime kundër teorive konspirative – nuk më ka kërkuar, madje as më ka pyetur, çfarë po ndodh me këtë. Kurrë! Asnjëherë! Ai nuk ka nevojë për Shqipërinë për të bërë betejat e tij. Duke qenë se po flasim për Presidentin Erdogan, po jua them, ndjesia ime është që Presidenti Erdogan nuk është anti-grek. Presidenti Erdogan është ai, që ju e dini shumë mirë besoj, pati kurajën kur ende nuk ishte ky që është sot, por ishte vetëm kryeministër, të hidhte në tryezë një marrëveshje për Qipron, ju kujtohet, që ishte diçka mjaft e rrezikshme për karrierën e tij në Ankara dhe e bëri. Asokohe ai u – nuk do të përdor atë fjalën e fortë, por diçka e ngjashme, ju mund të gjeni në greqisht një fjalë më të butë –nga Bashkimi Europian! Pastaj gjatë krizës së rëndë që kaloi Greqia, nuk e pashë të shfrytëzonte rastin që ta rëndonte ca më shumë, sepse, po të donte të shkatërronte Greqinë apo nëse ai ka ndërmend të shkatërrojë Greqinë, do ta kishte përdorur atë moment për ta bërë (krizën) më të dhimbshme, duke përdorur refugjatët e me radhë. Nuk e bëri.Vërtet, nuk e kam parë kurrë tek ai një njeri që ushqen ndjenja të këqija ndaj Greqisë dhe popullit grek. Natyrisht, ai ka mendimin e tij lidhur me situatën mes jush, me çështjen e detit, po nuk i hyj kësaj, se nuk më takon mua, por, mesa di, pala turke ka kohë që kërkon të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare, kështu? Kjo është pra! Ne jemi të kënaqur që pala greke pranoi që të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare me ne dhe shpresoj të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare edhe me Turqinë dhe çështja të zgjidhet nga një palë e tretë, me të cilën të dyja palët bien dakord. Në të kundërt, do të vazhdojmë të jemi tradhtarë mes tradhtarësh të tradhtarëve, e kjo nuk është një ide e mirë./tvklan.al
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...