Google ADS

Rama: Rreth gjysmë milionë turistë vizituan Shqipërinë në gjatë janarit

16:54 | 7 Shkurt 2024
E.K

Gjatë muajit janar, në Shqipëri kanë hyrë rreth gjysmë milionë turistë.

Lajmin e ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, teksa shton se muaji i parë i vitit ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit të ri turistik që do të ketë Shqipëria, si një forcë e re në turizmin mesdhetar.

“Janari ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit të ri turistik me një rritje rekord turistësh, thuajse gjysëm milionë, duke afirmuar faktin se tanimë Shqipëria nuk ndalet në rritjen e saj si një forcë e re në turizmin mesdhetar. Më shumë të ardhura, punësim, biznes, ekonomi falë turizmit. VetëmPërpara”, shkruan Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme