Rama rrëfen “sekretin” e 17 Majit: I thash Lulit merr ç’të duash, por jo mua se jam i martuar

22:07 | 26 Prill 2019
Trina Galanxhi

Kreu i qeverisë Edi Rama nga Shkodra ka rrëfyer detaje nga takimi i tij para 2 viteve me kreun e PD Lulzim Basha në Kryesinë e Kuvendit.

Me ironi Rama tregoi se i kishte thënë Bashës merr cfarë do ti, vetëm mua mos më kërko se jam i martuar.

“Dy vjet si sot Luli m’u fut në çadër poshtë penxheres. Vinte më këndonte himnin që në mëngjes, mbante fjalimin, më pas ikte flinte gjumë, ata birra.

U dorëzuan amerikanët, evropianët, vetëm unë jo, ç’kam heq duke iu lutur, nuk u jam lutur të gjithë njerëzve, sa i jam lutur atij.

I thashë merr cfarë do ti, vetëm mua mos më kërko se jam i martuar.

Tani faji im është që socialistët nuk shkuan te Luli dhe demokratët erdhën te unë. Tani prapë e njëjta histori?

O Lul po pse ca do të jap unë pjeshkat dhe karamelet sa herë vijnë zgjedhjet. Po tani ka fallxhoren, asaj i ka thënë filxhani që ka zgjedhje të parakohshme.

Ata nuk u regjistruan në zgjedhje, nuk e di a do të shkojnë të gjithë kryetarët e bashkive pas tyre. Në 30 qershor ne do të marrim bashkinë e Shkodrës.

Demokratëve të mërzitur u them ruani gomat mos ua marri Flamuri, se gjë tjetër nuk bën as ai dhe as Luli. Ne do të donim që këtë herë Shkodrën ta fitonim duke i pasur ata përball딖 tha Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme