Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se janë të pavërtetë artikujt në mediat gjermane, se pas krijimit të tregut të përbashkët rajonal nën drejtimin e Serbisë, fshihet ideja e rikrijimit të Jogosllavisë së re.
“Projekti evropian mbështetet në frymën evropiane të bashkëveprimit, nuk përbën zgjidhje alternative dhe nuk ka broçkull më të madhe për t’u evidentuar sesa broçkulla e rikrijimit të Jugosllavisë”, tha Rama.
Nga ky Samit Shqipëria doli me pesë projekte të financuara, mes të cilave katër lokale dhe një rajonal. Prezantimin e tyre Edi Rama i cili mori përsipër të bëjë jo vetëm rolin e moderatorit por edhe atë të editorit të lajmeve, ia la drejtoreshës së deparatamentit strategjik në Kryeministri.
Kryeministri u pyet në konferencën për shtyp edhe per ministrat teknikë për çka tha prerazi se mandati i tyre ka përfunduar dhe duhet të lënë postet.
Interesit të medias nuk i shpëtuan as atletet e Kryeministrit në Samitin e Triestes, për të cilat u shkruajt edhe në mediat e huaja.
“Atje është një botë ku njerëzit e kanë mbyllur këtë çështje dhe nuk kam ndërmend të merrem me ata që jetojnë në kohën e shfaqeve të huaja, të Saliut të vjetër”, theksoi Kryeministri. /TV KLAN
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...