Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë është e një rëndësie e cila i tejkalon kufijtë e Shqipërisë.
Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të kësaj baze, Rama u shpreh se baza ajrore e NATO- në Kuçovë është një element sigurie për Ballkanin Perëndimor, që sikurse theksoi kreu i qeverisë “nuk është i parrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neo-imperaliste të federatës ruse”.
“Jam i lumtur që një punë e nisur prej shumë kohësh arriti të përfundojë dhe këtu bashkë me ne janë dhe plot miq e partnerë, Aleatë, të cilët do doja të falënderoja ministrin e mbrojtjes së Italisë i cili ka ardhur me avionë luftarakë me vete dhe nga ana tjetër falënderoj miqtë e aleatët tanë të paçmueshëm turq të cilët pothuajse tre dekada mbajtën gjallë frymën e kësaj baze e cila sot është krejtësisht e transformuar dhe e gatshme si një bazë e re taktike e NATO-s me një rëndësi që tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Një bazë e cila është një tjetër element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor i cili e dimë mirë që është një rajon jo i pa rrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neo-imperaliste të federatës ruse”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se riaktivizimi i këtij aeroporti ushtarak është pjesë e ripërtëritjes cilësore të flotës ajrore.
“Dy helikopterët e rinj dhe dronët Bajraktar, janë pjesë e një rritje që do vazhdojë”, garantoi Rama.
Kryeministri u shpreh se kjo bazë e re ajrore do të hapë vende të reja pune, si dhe do të ndikojë pozitivish në ekonominë lokale. Ndër të tjera, ai u shpreh se baza e re ajrore e NATO-s do të shoqërohet nga baza detare në Porto-Romano për të cilën shtoi se po punohet ngushtësisht me Aleancën.
“Nga ana tjetër, falënderoj banorët e zonës për durimin e treguar gjatë rehabilitimit e rindërtimit të kësaj baze. Uroj që kjo bazë të sjellë për ta mundësi të reja punësimi dhe mundësi të reja për zinxhirin e shërbimeve duke ndikuar në ekonominë lokale.
Kjo bazë e re taktike ajrore e NATO do shoqërohet nga baza e re detare e NATO-s në PORTO-Romano për të cilën po punojmë ngushtësisht me NATO-n dhe së shpejti do i gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e Aleancës”, tha ai./rtsh.al/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë