Google ADS

Rama: Rekord në turizëm, 11.7 milionë vizitorë në vitin 2024

19:49 | 15 Janar 2025
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur lajmin për sektorin e turizmit në Shqipëri, duke njoftuar një rritje të jashtëzakonshme gjatë dekadës së fundit. Sipas tij, Shqipëria ka kaluar nga 3.6 milionë vizitorë të huaj një dekadë më parë në një shifër rekord prej 11.7 milionësh në vitin 2024.

Rama, në një postim në Facebook, ka shkruar se gjatë dekadës së fundit, udhëtimi transformues i Shqipërisë në turizëm i përngjan një fluturimi që e ka ngjitur vendin në pikën më të lartë të suksesit të këtij sektori.

“Nga 3.6 milionë vizitorë të huaj që prisnim 10 vite më parë, kryesisht në pak muajt e verës, një dekadë më vonë, në vitin 2024 mirëpritëm 11,7 milionë vizitorë të huaj, duke kaluar befasishëm nga sezonaliteti në një industri, ingranazhet e së cilës vënë në lëvizje një zinxhir të gjatë ekonomie e që sjell miliarda euro për vendin”, shkruan Rama në Facebook

Sipas tij rimëkëmbja e Shqipërisë në turizëm është vlerësuar dhe promovuar fort edhe nga Organizata Botërore e Turizmit duke e përzgjedhur vendin tonë disa herë si qendër të ngjarjeve dhe vëmendjes së industrisë globale të udhëtimeve dhe duke e bërë Shqipërinë kryesuese të të Barometrit të turizmit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm