“Dakord” ky ka qenë qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për sa i përket reagimit të bërë nga Ambasadorja Amerikane në Shqipëri Yuri Kim lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Ajo ka lënë të kuptohet se i kanë shkuar në vesh fjalë për një marrëveshje të fshehtë për të vrarë këtë reformë, teksa thotë se shpreson që kjo të jetë e pavërtetë.
Rama ka shpërndarë edhe një shprehje të William Shekspeare ku thuhet: Ferri është bosh, të gjithë djajtë janë këtu.
Kim thekson se kjo Reformë është e ngadaltë, por e nevojshme dhe duhet të vazhdojë.
“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta.
Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekt por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, shkruan Yuri Kim.
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha