Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas kritikave të opozitës për rastin e sulmit kibernetik të Shqipërisë nga Irani.
Përmes një postimi, Rama ka thënë se “kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike” flet për ligësi ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!”, ka shkruar Rama në Twitter.
Më herët, Partia Demokratike ka reaguar pas sulmeve kibernetike të Iranit në drejtim të vendit tonë, duke i cilësuar një “agresion të vërtetë ndaj infrastrukturës digjitale të vendit, duke kërcënuar rëndë sovranitetin e vendit, sigurinë kombëtare, dhe duke krijuar kaos ë madh në shërbimet dhe lëvizjen e qytetarëve”. /arbresh.info/
Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!
— Edi Rama (@ediramaal) September 13, 2022
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse