Kryeministri i Shqipërsë, Edi Rama, deklaroi në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se Shqipëria reagon ashpër ndaj Moskës sepse nuk ka nevojë për gazin rus.
Sipas kryeministrit vendi ndodhet në kushte të tjera krahasuar me ato të vendeve të BE që janë të varur nga Rusia për energjinë.
Duke folur për luftën në Ukrainë, kryeministri nuk hezitoi t’i përmendë BE çështjen e vaksinave kundër Covid, që sipas Ramës vendet jo anëtare u lanë në harresë.
“Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojën për gazin rus. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie kundrejt Rusisë. Në perandoritë sovjetike, monumenti i Stalinit u hoq me hijeshi në vitet 70, ndërsa ne e mbajtën edhe pas rënies së murit të Berlinit.
Prodhimi ynë i energjisë është në bazë ujore. Kemi marrë një vendim kurajozë të mos prekur çmimet për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne po e mbulojmë plotësisht këtë diferencë që është e rëndëishsme për buxhetin shqiptar. Ne ia kemi dalë.
Unë e shoh Ballkanin të ndershëm dhe krah Ukrainës deri në fund. Shpresoj që BE nuk do të bëjë gabimin gjatë pandemisë që ne na harruan krejt për vaksinat. Ne jemi në zemër të BE”, tha Rama. /abcnews.al
Inzaghi pas barazimit me Juventusit: Jam shumë i zemëruar, e...
Uji në liqenin e Badocit ende ma mangan të lartë
Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zg...
Hamza në Podujevë: Për llapjanët kemi ofertën më të mirë
FC Besa Peja ankohet në referim pas barazimit ndaj Drenicës
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite përgjimet e ...