Kryeministri Edi Rama të martën prezantoi Paktin për Universitetin në qytetin e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal edhe tek kërkesat e studentëve, duke thënë se tarifat për studentët janë përgjysmuar.
“Është shumë e qartë që tarifat sot janë nën kosto”,- tha kryeministri.
Për të, qeveria ka për borxh që në parim të mbështesë ata që vijnë nga familje në nevojë, por nuk ka detyrimin të bëjë babin dhe nënën për të gjithë, kur vjen puna tek arsimi i lartë.
Rama u shpreh se tarifat i vendos universiteti dhe ajo çfarë mund të bëjë qeveria është vetëm vendosja e tavanit.
Sipas tij, nëse qeveria nuk vendoste tavanin, tarifat do të ishin më të larta.
“Kushton më shumë një student sot sesa ato tarifa. Tarifat i ka vendosur universiteti. Çka ka bërë qeveria është që mund të vendose tavanin. Nese ne nuk do të vendosim tavanin tarifat do ishin më të larta”,- deklaroi ai.
Ai tha se faktet tregojnë se kushtet janë të vështira dhe duke pasur parasysh këto të fundit është rënë dakord për të përgjysmuar tarifat për bachelorin.
“Dikush që nuk merr dot universitetin mund të bëhet një profesionist në një drejtim tjetër”,- tha Rama./Rel.d/
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...