Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se qeveria po negocion me Serbinë për të marrë një pjesë të grurit të porositur më parë nga kompanitë shqiptare.
Gjatë një takimi me punonjës në sektorë të ndryshëm ku shpjegoi pikat e paketës së rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi, Rama tha se falë nismës “Ballkani i hapur” mund të arrihet zhbllokimi i eksportit të grurit nga Serbia.
“Po negociojmë me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është i kontraktuar nga kompanitë tona dhe besoj se do ta bëjmë falë “Ballkanit të hapur”, tha ai.
Javën e kaluar Serbia bllokoi të gjitha eksportet e vajit, misrit, grurit dhe miellit. Shqipëria importon nga Serbia rreth 36 për qind të totalit të importit të drithërave.
Ndërkohë çmimet e ushqimeve në Shqipëri, sidomos për produktet e miellit dhe vajit, kanë pësuar një rritje të shpejtë javën e fundit. /arbresh.info/
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...