Një ditë pasi u kërkoi ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook se çfarë duhet të përmirësohet në 4 vitet e ardhshme të qeverisë së tij, kryeministri Rama ka shkruar sërish sot duke falënderuar lexuesit për mbi 6.000 komentet e marra, për atë që ai e quan “Platforma e Shqipërisë që duam”.
Në statusin e tij, Rama thekson se është përfunduar diskutimi paraprak mbi të dhënat kryesore që një ekip i ngritur prej tij ka marrë prej komenteve, të konsideruara shumë të vlefshme, e tashmë do të nxirren përmes instrumenteve analitikë dhe statistikorë ndjesitë e brendshme, emocionet pozitive e negative të ndjekësve. Përmes tyre do t’i jepet qeverisjes së re pulsi i njerëzve të zakonshëm.
“Ndërkohë, punova paralelisht sot për piketat e reflektimit të thellë që do të nisim nga e hëna, mbi mandatin 2013-2017 dhe mësimet e tij, në 3 plane: Në planin e jetës parlamentare, të funksionimit të qeverisjes, e të organizimit dhe aktivitetit të partisë. Gjithashtu porosita fillimin e punës për ndërtimin e një strukture digjitale të bashkëqeverisjes me ju”, shkruan Rama.
Ideja fillestare për këtë, sipas kryeministrit Rama është krijimi i një platforme të hapur komunikimi e ndërveprimi, “Shqipëria që duam”, që do të shërbejë për t’i dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ta reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin e tyre mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë, e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej tyre.
“Dua që qeveria e re të jetë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm dhe së bashku të rrëzojmë sa të mundim muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, ndaj jush. Nga bulevardi i Tiranës deri në çdo pikë të vendit, ata që paguhen prej jush për të bërë punën e shtetit për ju, ose duhet të punojnë siç e do puna, ose pastaj duhet të kenë punë me ne”, shkruan më tej Rama.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...