“Po të hyja të flisja kinzeçe do isha më qesharak akoma, sesa kur flasin deputetët tanë shqip”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama sot teksa ishte i pranishëm në konferencën Ndërkombëtare Albanologjike, duke shigjetuar kështu deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për përgatitjen e tyre.
Teksa nuk i kurseu batutat, duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve, Rama lëvdoi të gjithë shtetasit kinezë që jetojnë në Tiranë dhe që mësojnë aq mirë gjuhën shqipe. Ai risolli edhe njëherë në vëmendje një deklaratë të hershme të tijën se; ‘nëse do kishte më shumë kinezë që do mësonin gjuhën shqipe, do ishim me fat’. Kreu i qeverisë veçoi një prej tyre, profesoreshën Këxhin, e cila ishte një nga ato studiuese që kishte mësuar gjuhën shqipe shumë mirë.
“Më lejoni t’ju them se nuk është pakët që ti bënim një vlerësim publik një mikeshe të kombit tonë, profesoreshës Këxhin. Para dy vitesh në një takim që pati ajo këtu në Tiranë me Ismail Kadaren, ai ishte shprehur në adresën tuaj se ju i jeni kushtuar një gjuhe të vogël dhe të vështirë. Mund të ndodh se mund të mos kujtoheshim për ju. Këtu del se Kadare ka gabuar. Pasi ne jemi kujtuar për ju. Ndaj të jeni të sigurt siç thotë Kadare; se gjuha shqipe do tu jetë mirënjohës. Me shumë respekt pranova të merrja pjesë në ceremoninë përuruese te ambasadës kineze. Ftesa ishte në shqip dhe nuk kishte gabime. Është e rrallë që të mos gjesh. Ishte shkruar nga kinez me një finesë dhe më bëri që të përulem ndaj tyre. E thash dhe atëherë, nëse do kishte më shumë kinezë që do mësonin gjuhën shqipe, do ishim me fat. Kinezët që flasin shqip nuk bëjnë gabime, ne e flasim me shkurtime dhe siç bëjmë me sms. Po të hyja të flisja kinezçe do isha më qesharak akoma, sesa kur flasin deputetët tanë shqip”, -pohoi Rama./BW/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?