Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kjo ndërtesë vjen me një koncept të ri të artit ku sipas tij, parashikohen klasa aktrimi, kërcimi, muzike, pikture si dhe shfaqje në natyrë, shkruan Arbresh.info.
“Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re, me sipërfaqe 6,500 m², për të mikpritur 400 spektatorë me hapësira të reja të dedikuara jo vetëm për fëmijët”, ka shkruar ai.
“Kjo ndërtesë vjen me një koncept të ri të artit ku parashikohen klasa aktrimi, kërcimi, muzike, pikture, si dhe shfaqje në natyrë, me një skenë të hapur drejt Parkut të Madh të Tiranës”, shkroi Rama në Facebook./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...