Rama: Që nga 1 janari 2023, mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindur

11:14 | 7 Nëntor 2023
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nga 1 janari i vitit 2023, mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit.

Rama, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qeveria do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj.

“Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit që nga 1 Janari i këtij viti. Edhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj”, shkruan Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme