Google ADS

Rama: Puna në kantierin e Unazës së Madhe në Tiranë po vijon pa ndërprerë

10:03 | 22 Korrik 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se puna në kantierin e Unazës së Madhe në Tiranë po vijon pa ndërprerë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se aktualisht në “Sheshin Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë”, kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike, shkruan Arbresh.info.

“Ky projekt me rëndësi madhore për kryeqytetin, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, zhvillimin e bizneseve të reja dhe aksesueshmërinë me çdo portë hyrëse e dalëse për në Tiranë”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme