Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kundërpërgjigjet sërish opozitës për udhëtimet e tij me avion jashtë vendit që sipas kryedemokratit, Sali Berisha shkojnë deri në 22 milionë euro.
Shpifje dhe gënjeshtra nga ana e opozitës i ka konsideruar Rama akuzat e bëra, duke theksuar se udhëtimet sipas tij “u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e asaj që thotë Berisha”.
“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun! Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2012 226.893Lek të reja 2020 193.331Lek të reja”, shkruan Rama.
Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë👇
2012👉 226.893Lek të reja
2020👉 193.331Lek të reja
— Edi Rama (@ediramaal) October 29, 2022
“Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër”, shkroi tutje kryeministri në një postim në Twitter. /arbresh.info/
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media