Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku tregon se si do të jetë sheshi fundor në Bulevardin e Ri, Tiranë.
Ky shesh i ri do ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës, dhe do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët.
Po ashtu, do të krijohen parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.
Kujtojmë që gjatë prezantimit të projektit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se projekti do të realizohet me një grant prej 11 milionë eurosh nga qeveria e Katarit, për të cilin është lobuar prej disa kohësh.
Ai theksoi se synimi është që Bulevardi i Ri të kthehet në një destinacion, dhe jo thjesht një urë kalimi që lidh Tiranën me Kamzën./abcnews.al
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe