Google ADS

Rama publikon pamjet nga kantieri i ndërtimit të aksit Shëngjin-Velipojë: Së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut

10:02 | 10 Mars 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje të punimeve që po kryhen në kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama thotë se së shpejti, ky aks do të jetë një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse.

Mes tjerash, kreu i qeverisë shqiptare shtoi se puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme këtë aks rrugor që në sezonin e ardhshëm veror.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse, një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ku puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme