Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në facebook, ka publikuar pamje nga projekti i urës mbi Bunë të nënshkruar një ditë më parë mes dy qeverive asaj shqiptare dhe të Malit të Zi.
“Dhe me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama./arbresh.info
OKB: 70% e viktimave në Gaza janë gra dhe fëmijë
Të hënën mbahet seancë plenare
Protesta e opozitës para bashkisë, qëllojnë me sapun objekti...
Çfarë përmban zarfi i zi? Këtë e diskutojnë Gresa dhe Vullne...
Vullneti dhe Gresa i komentojnë veprimet e Gjestit
BE zgjati mandatin e misionit të trajnimit ushtarak në Ukrai...