Sot në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.
Pritja e liderëve të Ballkanit do të filloj nga ora 11:00, ndërsa do të marr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Arbresh.info.
Para nisjes së Samiti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje të tryezës ku do të ulen liderët e Ballkanit.
“MIRËMËNGJES dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...