Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Rama në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar pamje nga Aeroporti ndërsa bëri të ditur se punimet po ecin me ritëm të shpejt dhe janë drejt finalizimit, përcjell Arbresh.info.
“Po ecet me ritëm drejt fazave finale të ndërtimit, për pistën 3.2 km, kullën e kontrollit, terminalin 25 mijë metër katror, si edhe të gjithë pjesët e infrastrukturës aeroportuale, ku do të operojnë zjarrfikësit, policia, doganat e me radhë”, ka shkruar Rama.
Ndër të tjera, Rama theksoi se ky aeroport do të ndezë së shpejti një tjetër motor të ri të ekonomisë.
“Në prill mbyllet faza e publikimit të aeroportit sipas standardeve ndërkombëtare, nën mbikqyrjen e operatorit të aeroportit i cili është Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut, ndërkohë që qysh tani shumë nga agjencitë turistike lokale e ndërkombëtare kanë filluar të prenotojnë fluturimet e tyre në Vlorë, ku do të ndizet së shpejti një tjetër motor i ri i ekonomisë. Nis së shpejti edhe rekrutimi i punonjësve, ndërkohë që Aviacioni Civil po punon për hapjen e një akademie për profesionistë në këtë fushë, në bashkëpunim me ICAO”, tha Rama./Arbresh.info
Gabbia vazhdon me Milanin deri në vitin 2029
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...