Google ADS

Rama publikon imazhe nga punimet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës

17:08 | 18 Shtator 2023
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar imazhe nga punimet e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, që janë drejt përfundimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një̈ transformim rrënjësor estetik e funksional, përcjell Arbresh.info.

“Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë rajonal”, shkroi Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme