Google ADS

Rama publikon foto nga punimet në Xhaminë e Plumbit në Shkodër: Një tjetër destinacion turistik

09:28 | 7 Gusht 2023
L G

Problemi shumëvjeçar i përmbytjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër po gjen zgjidhje në kuadër të projektit që po zbatohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, monument kulture i kategorisë së parë, ndërtuar në vitet 1773-1774 nga Mehmet pashë Bushati (Plaku).

Rama shprehet se puna vijon për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik.

Problemi i përmbytjes do të mënjanohet përmes një sistemi drenazhimi, të organizuar mirë rreth ndërtesës dhe përmes krijimit të një sistemi kullimi të sigurt.

Xhamia po i nënshtrohet restaurimit, duke ruajtur çdo element që e bën këtë ndërtesë unike, duke përdorur teknika dhe materiale origjinale. /Arbresh.info/

Të ngjashme