Google ADS

Rama publikon foto nga hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

18:08 | 4 Mars 2024
E.H

Sot është mbajtur ceremonia e inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në Facebook disa fotografi nga ceremonia ndërsa në fjalën e tij të rastit ka deklaruar se hapja e bazës së NATO-s është një element sigurie për Ballkanin Perëndimor, që sipas tij, “nuk është i parrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neo-imperaliste të federatës ruse”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke e quajtur hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor.

“Hapja e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë.”, ka thënë Osmani.

Në ceremoni ka marr pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci./Arbresh.info

Fotografi nga Baza Ajrore e NATO-s në Kuçovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme