Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njohu meritën e protestës studentore si shkëndijë që përshpejtoi atë që qeveria e kishte në proces.
“Kjo është esenca e asaj që unë dua, pra të bashkëqeverisim. Qeveria duhet të jetë një mekanizëm në duart e njerëzve të zakonshëm, qofshin studentë, fermerë apo qoftë dhe sipërmarrës. Njerëzit ta përdorin qeverinë për të adresuar problemet dhe nevojat e tyre. Kjo duhet të arrihet vetëm duke dialoguar”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.
Në Demokraci, tha ai, njerëzit bashkëqeverisin, që do të thotë që qeveria nuk i ka të gjitha përgjigjet.
“Njerëzit jo vetëm kur votojnë por dhe gjatë qeverisjes kanë të drejtën e tyre të ngrenë zërin dhe të dëgjohen dhe një qeveri që dëgjon është një qeveri që bashkëqeveris. U desh të ngriheshit ju, studentët për t’i dhënë një shtysë më të madhe një procesi që ishte nisur por kishte nevojë për më shumë vëmendje dhe më shumë energji. Duhet t’i gëzohemi faktit që për herë të parë juve ju dëgjuan dhe jo vetëm por qeveria është bërë njësh me studentët dhe pedagogët që duan të përmirësojnë cilësinë e arsimit të lartë”, u shpreh kryeministri Rama.
Ai theksoi se ligji i Arsimit të Lartë duhet zbatuar dhe ata që e kundërshtojnë nuk thonë asgjë se ku dhe për çfarë i pengon ligji.
“Duhet të thuash një pjesë të ligjit se ku të pengon, nëse ka një pjesë të ligjit që pengon qëllimin tonë të përbashkët ne mund ta shohim se ligji nuk është shkruar në gurë po në letër, njerëzit i kanë bërë dhe njerëzit do i shohin. Por të gjitha argumentat që kam dëgjuar janë argumenta që shkojnë pro Arsimit të Lartë jo kundër”, përfundoi kryeministri Edi Rama.
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...