Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë detaje nga takimi që ka pasur sot me presidentin e vendit, Bajram Begaj.
Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se i pa propozuar presidentit emërimin e Vlora Hysenit si drejtore e re e Shërbimit Informativ Kombëtar në Shqipëri.
Hyseni është shtetase kosovare e njohur si ish-zëvendësdrejtorja e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ajo është shkarkuar nga ky post në vitin 2021. Hyseni ka qenë edhe këshilltare e Ramës së fundmi.
“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama në Facebook. /arbresh.info/
Ziv: 7 tetori, një nga ditët më të rënda për Izraelin, që ng...
Drejtoresha britanike për Evropë e mirëpret vendimin e Qever...
A është kolagjeni vërtetë burimi i rinisë së përherëshme
“Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës” – ...
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas ...
Gjykata e Lartë refuzon të shqyrtojë ankesën e Martin Shkrel...