Rama propozon Elisa Spiropali për kryetare të Kuvendit, njofton edhe për disa ndryshime në Qeveri

14:38 | 28 Korrik 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vendosi për disa ndryshime në qeveri.

Top Channel raporton se pasuesja e Lindita Nikollës në Krye të Kuvendit të Shqipërisë do të jetë Elisa Spiropali.

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin: Ikën Elisa Spiropali, vjen Taulant Balla.

Ministria e Brendshme: Ikën Taulant Balla, vjen Ervin Hoxha.

Ministria e Mbrojtjes: Ikën Niko Peleshi, vjen Pirro Vëngu.

Ministria e Financave: Ikën Ervin Mete, vjen Petrit Malaj.

Nënkryetar Kuvendi: Ikën Ermonela Felaj, vjen Bledi Çuçi.

Kreu i grupit të PS, ikën Bledi Çuçi vjen Niko Peleshi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme