Kryeministri Edi Rama e ka risjellë në qeveri Arben Ahmetajn, por kësaj here jo si Ministër të Financave, por si njeriun që do të merret me rindërtimin pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.
Rama e ka propozuar Arben Ahmetajn si Ministër shteti për Rindërtimin.
Kujtojmë se deri më tani, Arben Ahmetaj ka drejtuar komisionin parlamentar të ekonomisë dhe financave, por duket se kreu i qeverisë e kërkon sërish ish-Ministrin e Financave në qeveri. Mbi rastin Rama ka publikuar këtë mesazh në rrjetin social.
Mësohet se tashmë Rama e ka dërguar emrin e Ahmetajt në tavolinën e Presidentit Meta, për ta dekretuar emërimin e tij si Ministër i shtetit për Rindërtimin.
Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit? pic.twitter.com/vYlIxkCFOJ
— Edi Rama (@ediramaal) December 13, 2019
Lidhur me këtë kërkesë të Ramës, ka reaguar dhe Presidenca përmes zëdhënësit. Tedi Blushi ka shkruar në rrjetin social se nuk do të ketë asnjë sekondë vonesë në lidhje me emërimin e një Ministri të shtetit për Rindërtimin, duke lënë të kuptuar se Meta mund ta firmosë që këtë të premte dekretimin e Ahmetajt.
“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin.”-shkruan Blushi.
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...