Projekti i Ekoparkut të Durrësit në Shqipëri ka hyrë në finalen e çmimit “Mies van Der Rohe”, më prestigjiozi i çmimeve të arkitekturës në botë.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa tha se është bërë një punë kolosale transformuese.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se ky projekt është bërë nga arkitekti spanjoll Jesus Hernandes
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e veçantë për projektin e Ekoparkut të Durrësit, shembëlltyra e një Rilindjeje spektakolare pas një pune kolosale transfomuese, i cili falë talentit të arkitektit spanjoll Jesus Hernandes, ka hyrë dje në finalen e Çmimit “Mies van Der Rohe”, më prestigjiozi i çmimeve të arkitekturës në botë, ju uroj një të dielë të bukur”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë që Ekoparku është ndërtuar në Porto Romano, duke transformuar kështu vatrën gjysmëshekullore të plehrave të Durrësit.
Ekoparku do të ofrojë një sërë facilitetesh e shërbimesh për të gjithë grupmoshat, nga fushat e sportit tek ambientet shplodhëse./Arbresh.info
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030