Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se nesër në Këshillin e Evropës do të flasë për krerët e UÇK-së.
Këtë ai e ka bërë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Rama ka thënë se “bota është kthyer përmbys dhe viktimat janë kthyer në fajtor”, duke i vënë kësaj fjalie edhe flamurin e Kosovës.
“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur… NESËR FJALA IME NË KËSHILLIN E EUROPËS”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se ishte pikërisht Këshilli i Evropës pikënisja e Gjykatës Speciale në të cilën po gjykohen anëtarë e krerë të UÇK-së.
Aty ish-senatori zviceran, kishte publikuar një raport për kinse trafikim organesh në kohën e luftës në Kosovë, në të cilën ishin të përfshirë krerët e UÇK-së.
Sidoqoftë, asnjë nga këto akuza më vonë nuk u përfshi në aktakuzë ndaj asnjë anëtari të UÇK-së.
Ndërkohë, pak kohë më parë Shqipëria në Kuvendin e saj ka miratuar një rezolutë kundër këtij raporti.
E njëjta do shpaloset nesër në Këshillin e Evropës nga kryeministri Edi Rama./arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...