Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta mëngjesin e së shtunës në Shkodër. Pak para se të fillonte mbledhja e Këshillit Kombëtar e Territorit, një grup të rinjsh pjesë e Forumi Rinor Demokrat kanë zënë rrugën kryesore me pankarta e thirrje kundër kryeministrit.
Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e shumta të policisë, që kanë shtyrë protestuesit duke liruar rrugën kryesore e duke i zhvendosur në trotuar. Në momentin kur Rama ka zbritur nga makina protestuesit kanë nisur thirrje kundër qeverisë, ndërsa Kryeministri u është kthyer protestuesve me dy gishtat ngritur, shkruan Top Channel.
Kreu i FRPD Shkodër, Arvid Bushati, duke akuzuar Ramën për lidhje me krimin është shprehur se është më mirë të iki kryeministri sesa të iki rinia nga vendi.
“Sot përballë kinemasë, nuk u grupuan vetëm demokratët, apo socialistët. Sot u grupuan të rinjtë dhe të rejat që janë mes dilemës a të ikin, a të qëndrojnë në këtë vend dhe sot morën vendimin që më mirë të largojmë Edi Ramën, sesa të largohemi ne”, deklaroi ai.
Protesta më pas është mbyllur e qetë pa incidente mes policisë e protestuesve./top channel
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte