Google ADS

Rama pritet me protesta në Lushnje

13:13 | 9 Qershor 2018
Arbresh.info

Ramës nuk i ndahen protestat.

Teksa ndodhej për turin e llogaridhënies publike, qytetarë të Lushnjës dhe të rinj të FRPD-së, me pankarta në duar i janë afruar kinoteatrit, por nuk janë lejuar nga policia. Me parulla të shumta në duar, ata janë ndaluar nga ana e policisë.

“Qeveri e drogës”; “Qeveri mafioze”, “Rama ik”, ishin disa prej parullave dhe thirrjeve të qytetarëve. Ata janë ndaluar 100 metra larg nga vendi ku qëndronte kryeministri.

Gjatë javës së kaluar, në turin e llogaridhënies të kryeministrit pati protesta edhe në Elbasan, Cërrik e Belsh, ndërkohë që protesta ka pasur çdo ditë nga FRPD edhe në Tiranë, pranë zyrës së Ministrit të Brendshëm./shekulli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme