Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke i prezantuar ndjekësve projektin e ri të Ujërave Termale të Bënjës në Përmet.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare njofton se projekti do të nisë së shpejti për të krijuar kushtet për turistët e shumtë që e vizitojnë.
“Mirëmëngjes dhe me projektin e ri të ripërtëritjes së një destinacioni krejt special të krijuar nga natyra e të dëmtuar nga dora e robit – Ujërat Termale të Bënjës – ku pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e ku ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë, ju uroj një ditë të mbarë!” shkruan Rama.
Ujërat Termale të Bënjës ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit. Ne komunën Petran, gjenden 6 burime ne rreze te shkëmbinjve masive, në të dy anët e lumit Lengaricë. Rruga për te shkuar ne këto monumente natyrore është nëpërmjet itineraret automobilistik Përmet-Petran-Bënjë. Ujërat me bazë sulfurore kanë efekte shumë të larta kuruese nga të cilat 4 burime përdoren për sëmundje kronike të reumatizmës, një tjetër për sëmundjet e stomakut, dhe i fundit për sëmundjen e lëkurës, shkruan A2.
Ujërat termale të Bënjës kanë një temperature prej 26-32 ºC. Këto burime u shfrytëzuan nga shteti në vitet 1964-1975 dhe aktualisht ato janë të dëmtuara, sepse shfrytëzohen në mënyre të pa-organizuar nga banorë të qytetit të Përmetit gjatë verës, por edhe nga turistë të shumtë./A2cnn
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...