Google ADS

Rama prezanton godinën e ish-universitetit privat: Do të kthehet në ‘spital Covid’

14:10 | 26 Mars 2020
A. B.

Kreu i qeverisë Rama ka prezantuar përmes një videoje ambientet e godinës që do të përdoret së shpejti për personat e prekur nga koronavirusi, por që shfaqin simptoma të lehta.

Fjala është për godinën e ish Universitetit Kristal ( i mbyllur nga po qeveria Rama vite më parë), i cili do të kthehet brenda 30 ditëve në një spital karantine.

Rama: Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se godina ka kushte dhe në çdo dhomë nga një tualet dhe kësisoj ndërtesa mund të kthehet kollaj në spital për të sëmurët me simptoma të lehta apo drejt shërimit, në mënyrë që edhe spitali infektiv të jetë më i lirë.

Manastirliu: Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit. Në Kushte që mund të adaptohet shpejt, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka vendin e parkimit. dhe në një fazë të dytë zhvillimi mund të shërbejë si një strukturë spitalore, por që mund t’i shërbejnë universitetin. Mund të përshtatet edhe në plan afat gjatë. Brenda një afati 20 ditor neve do të fillojmë punën, ky është skenari i katër se tashmë i kemi kapacitet aktualisht”.

Aktualisht qeveria ka në dispozicion spitalin infektiv si spitalin Covid numër 1. Më tutje do të përdoret si spitali Covid2 godina e sanatoriumit (Shefqet Ndroqi), ndërsa në fund ai i spitalit të Traumës. Godina e ish universitetit do të jetë kësisoj, Covid4./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme