Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot në Kuvend, ku prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025, se bonusi i fundvitit për pensionistët do të jetë 2 dhe 3-fishi i atij të viteve të shkuara të ndarë sipas dy kategorive.
“Dua ta nis këtë prezantim me lajmin e mirë që dua t’ju përcjell pensionistëve se ditët në vijim qeveria do çlirojë një fond prej 100 mln eurosh për bonusin e fundvitit. Të gjithë ata pensionistë që kanë një pension deri në 20 mijë lekë do marrin 3-fishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 eurosh, ndërsa ata që kanë një pension më të madh se 20 mijë do marrin 100 një bonus prej 100 eurosh. Bonusi i trefishtë do përfitohet nga gjysmë milioni pensionistësh, ndërsa 210 mijë të tjerë do përfitojnë nga bonusi i dyfishtë”, tha Rama.
Gjatë kohës që Rama mbante fjalën e tij, deputetët e opozitës qëndronin në këmbë duke folur nga vendi dhe duke krijuar kaos në sallën plenare. Rama i kërkoi kryeparlamentares Spiropali 5 minuta pushim duke ndërprerë seancën./Euronews.al/
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren