Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson.
Në takim u theksua thellimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së mbetet një nga prioritetet e qeverisë.
“Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson. Mirënjohje për partneritetin, bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit dhe suksesin e reformës në drejtësi. Rezultatet e institucioneve të reja të drejtësisë janë një inkurajim i madh për garantimin e pakthyeshmërisë së reformës drejt kontributit për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar. Thellimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve mbetet një nga prioritetet tona”, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin./Arbresh.info
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai