Kryeministri Edi Rama në Abc News është shprehur se në ditët në vijim presim të infektohet 60-70% e popullsisë nga Covid-19.
I pyetur se sa teste rezervë kemi, kryeministri tha se autoritetet në kohë lufte nuk i përgjigjen një pyetje të tillë, por siç thekson ai do të ketë një prekje të masë të popullsisë dhe 80% nuk do e marrin vesh kurrë.
“Asnjëherë autoritete në kohë lufte nuk i përgjigjen një pyetje të tillë kemi mjaftueshëm dhe nuk do të na mungojnë dhe siç mund tu mungojnë dhe vendeve më të fuqishme se ne kapacitete më të mëdha masat shtrënguese të popullsisë. Kjo do të thotë se ne do të prekemi 60-70% nga kjo mesatare 80 për qind nuk do ta marrin vesh kurrë. 20 për qind nga 80% do të kenë dhe simptoma më të dallueshme dhe në këtë grup janë dhe personat që bëhen për reanimacion kjo është arsyeja se masat shtrënguese janë ilaçi i vetëm që bota njeh deri më sot. Dhe ilaçi i njohur është masat shtrënguese”, tha Rama.
Intervista e plotë:
Mund të na thoni se çfarë ndodhi me raportimin e gabuar për vdekjen e pacientit. Ju pyes për këtë pasi është besueshmëria e shifrave.
Mos ki merak besueshmërinë e shifrave. Edhe unë si ju pyeta dhe përgjigja që mora ishte e thjeshtë, pacienti kaloi në një vdekje klinike dhe pastaj ndodhi , mrekullia që u rikthye. Lajmi ishte i bazuar dhe e bazuar ishte edhe e reja që pasoi.
A mund të flasim sot, kur them sot e kam për 24 orët e fundit për një rritje që mjekët e quajnë jashtë mesatares?
Nuk e di këtë që thatë, unë di që mjekësia të ketë një term të tillë, por di çka kemi regjistruar ditët e fundit është ajo që kemi pritur dhe unë e kam paralajmëruar këtë gjë jo se jam profet por ne punojmë në bazën e një modeli mbi statistika. Jemi në fazën ngritjes së kurbës, javën e kaluar shifrat filluan të rritet dhe këtë javë do rriten më shumë.
Ju thatë që jeni brenda parashikimeve, a ka diçka jashtë parashikimeve?
Nuk e di çfarë do të thotë jashtë parashikimeve, shifra jonë është brenda parashikimeve
Sot Shqipëria ka të infektuar një shifër të ulët po ta krahasosh me Italinë, Zvicrën, apo Kina vetëm 58 më 1 milion banorë. Është një shifër e mirë kjo?
Këtu nuk ka shifra të mira dhe të këqija, këtu ka një përpjekje për të parandaluar epideminë, e cila do të përhapet pavarësisht çfarë bën një vend. Por e rëndësishme është që përhapja të ngadalësohet sa më shumë dhe mbi bazën e kësaj qëllimi është që të mos kemi kurbën katastrofike, por të kemi një kurbë graduale. Kjo është arsyeja që ne jemi të parët që morëm masat ekstreme. Dhe masat shtrënguese janë e vetmja gjë në këtë histori të hatashme ku të gjithë bien dakord që të ndihmojnë.
Kur prite piku sipas jush?
Nuk jam unë njeriu që do pyesni për këtë dhe më mirë mos pyesni asnjë.
Masat e distancimit social kanë dhënë efekt?
Nëse nuk do ishin marrë këto masa sot do kishim shifrën që do na merrte frymën.
A është i mjaftueshëm numri i testeve që kryen? OBSH kërkon vazhdimisht që të merren dhe të kryehen sa më shumë teste.
Unë OBSH i jam referuar që në fillim, dhe se sa teste kryehen ky është një detaj që i takon ekspertëve që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe për ti ardhë në ndihmë të gjithë atyre që vijnë nga OBSH kiemi publikuar dehe numrin e testeve në 6 vendet e Ballkanit përindimor Shqipëria është vendi me testete më të mëdhenj.
Sa rezerve testesh kemi?
Asnjëherë autoritete në kohë lufte nuk i përgjigjen një pyetje të tillë kemi mjaftueshëm dhe nuk do të na mungojnë dhe siç mund tu mungojnë dhe vendeve më të fuqishme se ne kapacitete më të mëdha masat shtrëngruesetë popullsisë. Kjo do të thotë se ne do të prekemi 60-70% nga kjo mesatare 80 përqind nuk do ta marrin vesh kurrë. 20 përqind nga 80% do të kenë dhe simptoma më të dallueshme dhe në këtë grup janë dhe personat që bëhen për reanimacion kjo është arsyeja se masat shtrënguese janë ilaçi i vetëm që bota njeh deri më sot. Dhe ilaçi i njohur është masat shtenguese.
Çfarë po ndodh, pasi në një vend siç është Franca që përveç tamponëve po bëjnë edhe teste të tjerë që shërbejnë për të nxjerrë në pah nëse kemi apojo të infektuar. A keni menduar dhe ju që mund të bëni një jë të tillë pasi specialistët shqiptarë kanë thënë se mund të bëhet një gjë e tillë?
Në televizion mund të bëhen shumë gjëra shumë shpejt, por Franca është monarkia e sistemit shëndetsor në botë. Franca sot që flasim është në pikë të hallit që nuk imagjinohej që mund të gjendej Franca në këtë ditë që flasim. Se çfarë bëhet në qendrat shëndetsore në Gjermani e në vende tjera kjo është një gjë tjetër, por nëse ne do të kemi një zbatim të tillë atëhere dhe ne do e përdorim.
Procedura e re që nxjerr rezultatet për 45 minuta që Kosova ka kërkuar që ta marrë, po në vendin tonë çfarë plani po ndiqet?
Ne kemi në plan që të zbatojmë planin tonë dhe çafrë janë hapa tjetër për tu bërë publike do i bëjmë menjeherë më pas. Ne nuk kemi hyrë tafti-bafti në këtë luftë, por jemi të përgatitur për ta përballuar ne e dimë që nuk jemi Franca, Britania, Gjermania që të gjithë janë në vështirësi në këtë situatë, por ne i morëm në kohë rekord masat parandaluese. Në këtë luftë kemi respektimin e masave shtënguese dhe veten tonë. Ka shumë nga ato që theksojnë se pse na detyrojnë që të dalim në 5 të mëngjesit për të blerë domate, po në një situatë të jashtëzakonshme nuk mund të kërkojmë gjëra të zakonshme. Ne jemi në luftë dhe është një luftë e hatashme në vështirësinë e vet është një luftë që fiton që nuk lëviz kot rrugëve, fiton ai që rri në divan, në kolltuk dhe nuk e ka të nevojshme që të dalë nga shtëpia pa arsye. Në rrugë po kërkohet atyre që të dalin në punë atyre që e kanë të nevojshme të dalin, për pazar dhe për blerje medikamentësh. Të rrish në radhë drejt pas shpinës së atij që keni para të mbash distancën kjo është lufta jonë, nuk na kërkohen raketa, ushtri por secili të sillet si ushtar pa luftë.
Është më e rëndë kjo situatë lufte apo ajo e tërmetit nëse do të bënim një krahasim?
Janë dy gjëra komplet të ndryshme.Padiskutim është kjo, pasi në këtë luftë jemi vetëm në ndryshim me atë që bëmë me tërmetin, nuk ka dyer të hapura për të shkuar dhe për të bërë atë që bëmë për termetin që shtrime dorën me argumenta që të na ndihmonte. Nuk ka njëri tjetër ktu secili është për vete dhe Zoti është për të gjithë, në këtë luftë ne kemi vetëm njëri-tjetrin, nuk duket akoma në horizont ndonjë aleancë kombëtare që jam i bindur që do të vijë por ende nuk është në horizont.
Pse nuk shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore?
Kjo është një pyetje që bëhet gjithmonë, kjo është një situatë që na ka gjetur në një gjendje fatkeqësie, sidomos në vijën e kuqe ku e kishim të shpalluara më parë ne nuk i kemi lënë gjë mangut asgjë kemi zbatuar të gjithë masat e nevojshme. Do e bëjmë dhe atë por nuk është një ndryshim është thjesht akt formal.
Kur mund ta bëni një gjë të tillë apo kur situata mund të rëndohet?
Kur ta bëjmë do jua themi, është një akt formal.
Sa kam lexuar nga specialistët COVID 19 është një sëmundje që shpërndahet në mjediset e mbyllura dhe në ambjente të mbyllura?
Fasoneritë dhe fabrika të ndryshme vijjnë të qëndrojnë të hapura në kuadër të masave të marra dhe plotësimit të kushteve për punonjësit.Është ndryshe nëse shkohet në stadium apo koncert dhe në restorant nga ana tjetër nëse respektohen rregullat, pasi virusi nuk është aeroplan nga një kokë në tjetrën, por kalohet te tjetri përmes kontakteve përmes shtëngimit të duarve apo nga pështyma nga teshtitja dhe kollitja. Nese qëndrohet në distancë dhe nuk preket fytyra hunda apo goja me ato duar kur punohet nuk ka asnjë rrezik.
Janë kryer pagesa këto kohë dhe janë bërë dhe blerje koncesioni i Check up. A mundet që të pezullohet pagesa për këto shërbime në momentin që ne nuk i marrim këto shërbime?
Kjo është një pyetje që vjen nga linja e shkëputur. Kontrolli mjeksor bazë është pezulluar për gjashtë muaj.
Po për shërbimet e tjera?
PD atë liste e ka laj thaj pllakë gramafoni, se ka shi se ka diell, se ka tërmet etj, te njejten perserit. Ndërsa ne faktikisht nga koncesionet nuk kemi bërë vetem një por kemi bërë disa ndalime të përkohshme të financimin e tyre për të pasur gati një hapësirë fiskale që mund të ketë nevojë kjo luftë. Koncesionet nuk janë para që futen në një thes dhe i jepin një individi, por janë taksa të qytetarëve qe shteti i perdor per sherbime te ndryshme. Nëse dikush shkon sot dhe bën dializën siç bëhet në çdo vend të Evropës tashmë është se shteti paguan për të, nese sot ne kemi një ulje drastike të infeksioneve në spitale tona kjo ndodh sepse janë përmirësuar kushtet higjeno sanitare në spitale tona.
Meqë ju përmendet mbrojtjen e mjekëve ju keni një fond të caktuar për të përballuar këtë situatë si do të përdoret pasi ka dalë se një numër i lartë mjekësh të prekur siç është te Shefqet Ndroqi dhe rrezikshmeri per sistemin shëndetsor.
Në monarkine shëndetsore në Francë deri më tani kanë humbur jetën 3 mjekë, që infektimi i mjekëve është një gjë që nuk ndodh vetëm në shqipëri nuk mund të trembemi për këtë gjë. Që një person që vjen na Italia nuk tregon dhe shkon e infekton gjithë dynjanë është një gjë që nuk do të ndodhe pasi janë marrë të gjithë masat e nevojshme që sigurojnë shëndetin e punonjësve të sistemit shëndetsore.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet