Google ADS

Rama: Presim lajme të mira për nisjen e procesit masiv të vaksinimit

19:40 | 5 Mars 2021
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte sot në stadiumin “Air Albania”, aty ku po trajnohem 400 infermierë disa prej tyre edhe nga Forcat e Armatosura.

Rama sqaroi se këta infermierë po përgatiten për fillimin e procesit të vaksinimit masiv të popullsisë. Kreu i qeverisë u shpreh se në mes të marsit presin 14 mijë doza nga AstraZeneca, ndërkohë që janë në pritje të një lajmi të mirë për një sasi të konsiderueshme që do të çojë në nisjen e procesit të vaksinimit masiv, përcjell ABC News.

“U jemi drejtuar forcave të ushtrisë që të kemi sa më shumë vaksinatorë. Ju dini mirë çfarë ndodh me vaksinën. Problemi i vaksinës është botëror. Kërkesa është gjigante. Prodhimi është ai që është. me këtë pamje besoj që bëhet e qartë sesa sfiduese është kjo për Shqipërinë. Numri i shteteve që nuk kanë marrë asnjë dozë është mbi 120, ne e kemi filluar. Kemi nisur me hapa të vegjël, por kemi nisur me moshat më madhe. Presim në mes të marsit sipas impenjimit të kompanisë AstraZeneca rreth 14 mijë vaksina që do ti fusin në punë për mësuesit. Vaksinimi i mësuesve do bëhet në shkolla. Do të marrim një lajm të mirë për një sasi të konsiderueshme dhe për këtë angazhimin masiv ju jeni vlera e shtuar. Mirënjohje për këtë angazhim. Besoj se profesionalisht do të jetë një eksperiencë e pasur. Ju uroj nga zemra gjithë të mirat, shëndet dhe natyrisht mbani maskën, ruani distancën, lani duart dhe kini besim që drita që është shfaqur në fund të tunelit do të vijë duke u shtuar çdo ditë”, tha Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme