Dëgjesat publike për rindërtim, kryeministri Edi Rama i vazhdoi në Shijak, një qytet me dëme të mëdha nga tërmeti 26 Nëntorit.
Në ditën e 7 Marsit krahas urimit për mësuesit, kryeministri bëri edhe këtë premtim.
“Paralelisht me planet dhe projektet e shtëpive, po bëhen edhe projektet e shkollave dhe ne do t’i rindërtojmë nga e para të gjitha shkollat e dëmtuara dhe sigurisht do t’i bëjmë shumë më të mira dhe shumë më të forta se ato që ishin më parë, se, në fund të fundit, kjo është dhe detyra jonë.”
Batutës së kryeministrit në Shijak nuk i shpëtoi edhe ky arkitekt italian.
“Ajo që më duket pjesa më e bukur e kësaj është që kemi pasur dhe shumë miq të huaj, arkitektë me eksperiencë, me talent, me dëshirën që të vijnë dhe të ndihmojnë dhe prandaj do ta thërras para jush vetëm që t’i japim bashkërisht një duartrokitje Françeskon, që është arkitekti që vjen nga Italia. S’po ia jap dorën se vjen nga Italia dhe nuk i dihet!”
Ndërsa për koronavirusin, kryeministri kishte këtë këshillë.
“Ajo çka përfitoj nga rasti ta përsëris, është që, sigurisht që duhet të jemi të jemi të kujdesshëm, sigurisht që duhet të jemi racionalë në të gjitha kontaktet, prandaj thashë që dhënia e dorës nuk ishte shumë pedagogjike, se nuk është as çështje trimërie, as çështje karshillëku, por është çështje sigurie për shëndetin e të gjithëve dhe të jemi të kujdesshëm, të ndjekim hap pas hapi burimet zyrtare. Bashkia e Shijakut ka punuar në mënyrë shembullore për të gjithë projektet tha kryeministri duke paralajmëruar se hënën ose të martën do të hapet gara dhe brenda një muaji do të kemi të gjitha rezultatet me synimin që nga muaji maj do fillojë ndërtimi shtëpive me 70 vite garanci.”
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...