Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim pasditen e sotme në mjediset e Pallatit të Kongreseve, nga ku mësohet se Kryeministri ka pranuar emrat e propozuar nga PD për kabinetin qeveritar.
Burime të Top Channel në PD kanë bërë të ditur se në postin e zëvendëskryeministrit është propozuar Ledina Mandia. Ministër të Financave PD ka propozuar Helga Vukaj. Ministër të Arsimit, Mirela Karabino; ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj; ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi; ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri; ministër i Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha.
Gjithashtu burime të Top Channel në PD bëjnë të ditur se Erinda Ballanca është kandidate për postin e Avokatit të Popullit dhe Klemend Zguri është kandidati për kreun e ri të KQZ.
Nesër në seancën e pasdites do të vihet në zbatim marrëveshja Rama-Basha, do të miratohen ndryshimet në Qeveri, paketa për zgjedhjet, Vettingu dhe kreu i ri i KQZ.
Ndërkohë, Presidenti Nishani ndryshoi datën e zgjedhjeve. Dekreti i ri zyrtarizon 25 qershorin si datë e darkordësuar mes Kryeministrit dhe liderit të opozitës, ku njëherësh do të mbahen edhe zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...