Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e vlerëson si historik pozicionimin ndërkombëtar që ka marrë Shqipëria.
Nga Parisi, Rama u shpreh se Franca dhe presidenti Emmanuel Macron kanë kuptuar që Shqipëria është një vend me një qëndrueshmëri të madhe në raport me Europën.
Kreu i qeverisë për abcnews.al kujtoi se sa me skepticizëm shihej vendi shumë vite më parë ndërsa sot është në një nivel komplet tjetër.
“Franca është një nga dy kollonat mbi të cilat ngrihet BE. Është një vend që lidhjet e saj historike në rajonin tonë i ka patur diku gjetkë, nuk i ka patur me shqiptarët. Dhe Franca është një vend që sot duke parë edhe zhvillimet që pasuan vizitën e Presidentit Macron në Tiranë, që ishte e para në histori e një Presidenti të Francës, ka ndryshuar tërësisht nivelin e vëmendjes dhe të vullnetit për t’u afruar dhe punuar me Shqipërinë. Franca dhe Macron kanë kuptuar që Shqipëria është një vend me një qëndrueshmëri të madhe në raport me Europën. Shqiptarët janë populli dhe kombi më pro europian i Europës, në aspektin e pëlqimit dhe mbështetjes së BE më shumë se sa francezët që nuk janë kaq pro BE sa jemi se ndjehen se janë vetë Europa, që mos bëjmë lathitje në objekt dhe që Shqipëria është një aktor me një peshë të pranuar në fatet e rajonit. Pra, ka qenë një punë e madhe, një përpjekje e të gjithëanshme dhe sot pozicionimi ndërkombëtar i Shqipërisë është si kurrë më parë në historinë tonë. Respekti për Shqipërinë është si asnjëherë më parë në historinë tonë, në të gjitha nivelet ndërkombëtare politike, por jo vetëm dhe sigurisht që unë jam shumë i lumtur me këtë, të them të vërtetën e kam menduar shpesh, edhe jeta si emigrant edhe pse e thash që unë nuk kam qenë një emigrant që kam vuajtur për lejet e qëndrimit, për vendin e qëndrimit, që ka kaluar gjithë ato peripeci që heroikisht një pjesë shumë e madhe e emigrantëve shqitarë e kanë kaluar megjithatë prap duke qenë shqiptar në atë kohë duke patur një pasaportë shqiptare duke kaluar kufirin me atë pasaportë, kam qenë edhe protagonist i skandaleve të mëdha nëpër aeroporte. Kam kultivuar në një farë mënyre një ndjenë hakmarrjeje. Një ndjenjë hakmarrje që më ka ushqyer vazhdimisht edhe qasjen ndaj politikës së jashtme që më ka ushqyer vazhdimisht edhe pasionin edhe këmbënguljen për ta kthyer përmbys këtë perceptim. Pra, hakmarrje në këtë sens”, tha Rama.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...