Kryeministri Rama ka postuar këtë të shtunë në rrjetin social facebook një video ku shihej sesi dhjetëra punonjës policie godisnin me shkop gome një turmë me njerëz në një rrugë.
Rama shkruajti se pamjet vinin ngë Spanja dhe se qeveria kishte marrë masa ekstreme në mënyrë që qytetarët të ruanin rregullin e karantimit në banesa, për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Por në fakt, video jo vetëm që nuk tregon pamje nga Spanja, por nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin.
Mbi rastin reagoi dhe PD, e cila sulmoi kryeministrin duke e cilësuar si burimin kryesor të panikut mes qytetarëve.
“Ai është sot burimi kryesor i panikut dhe pasigurisë në Shqipëri. I gjendur i papërgatitur, pa ide dhe në majë të një qeverie të kalbur nga skandalet dhe korrupsioni, ai ka dështuar të qetësojë dhe të kompensojë njerëzit, si dhe të menaxhojë një karantinë të efektshme. Paradite detyron qytetarët të dynden në dyqane, në drekë i terrorizon me video nga protestat antiqeveritare kundër regjimit autoritar në Algjeri, duke e shitur atë si dhunë që ndodh rëndom në Bashkimin Europian. Kjo është papërgjegjshmëri. Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të dalë nga shtëpia dhe të bëjë detyrën, t’u japë fund mesazheve që përhapin panik tek qytetarët dhe të përqendrojë të gjithë vëmendjen e tij tek detyrat e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të zgjidhur krizën social-ekonomike që ka krijuar situata. Partia Demokratike i bën edhe njëherë apel të fortë çdo qytetari të ndjekin me seriozitet dhe përgjegjshmëri masat e kufizimit të lëvizjes dhe distancimit social. Zbatimi rigoroz i këtyre masave është me rëndësi JETIKE për të mbrojtur veten dhe njerëzit tanë më të dashur.”-shkruhet në reagimin e PD.
Kujtojmë se sot kryeministri paralajmëroi se të gjithë qytetarët që shkelin rregullin e ri (askush nuk duhet të dalë deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës) do të përballen me forcën e ligjit, teksa shtoi se do të përdoren nëse është e nevojshme dhe gazi lotsjellës apo uji me presion.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...