“Rama pos njerëzve, po mundohet të taksoj edhe mikrobet”

20:53 | 25 Mars 2018
Trina Galanxhi

Në vitin e largët 2002, në kohën kur Rama ishte kryebashkiaku i Tiranës, një deputeti të Shqipërisë i kishte bërë mjaft përshtypje mënyra sesi një zyrtar i huaj e kishte karakterizuar kryeministrin e sotëm.

Këtë të dielë, ku tashmë është zyrtarizuar dhe fakti se në Rrugën e Kombit do të ketë një taksë, deputeti në fjalë, Oerd Bylykbashi ka treguar përmes një postimi në rrjetin social, fjalët e kolegut të tij të huaj.

Postimi:

Rama po te mundet, takson edhe mikrobet‎

Ne vitin e larget 2002, ne nje mbledhje nderministeriale te drejtuar nga Majko Kryeminister, ku asistoja si vezhgues i OSBE, ‎Edi Rama kerkonte me shume fonde per te si kryebashkiak, dhe thoshte se ishte e kote te shpenzoheshin per te vobektet.

Nje koleg i huaj me tha: “Rama eshte gati te taksoje cdo gje qe eshte me e madhe se nje mikron, boll qe te levize ose te marre fryme.‎”

Kishte te drejte. Asokohe, Tirana ishte qyteti me taksat me te larta. Sot Shqiperia ka taksat me te larta ne rajon. Ndaj kush besoi se taksa progresive eshte me e mire se taksa e sheshte nuk ka pse vajton sot taksen e Rruges se Kombit. Me te sheshten u ndertua nga Berisha, me progresiven po taksohet dyfish nga Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme