Kryeministri Edi Rama, nga Gramshi i bëri thirrje popullit që të shkojë i bashkuar në votim, pasi, sipas tij, “vetëm të bashkuar mund të hapni rrugën e revolucionit në administratën shtetërore”.
“Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria që duam ka nevojë për popullin e bashkuar. Vetëm të bashkuar mund të hapni rrugën e revolucionit në administratën shtetërore dhe mund të bëni të mundur që pas 27 vitesh, zyrat e shtetit të jenë zyra ku i shërbehet qytetarëve”, tha Rama.
Kryeministri shtoi: “Ka diçka shumë më të rëndësishme se e majta dhe e djathta. Kjo është Shqipëria, familja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Që nga viti 1991 partitë vijnë tek ju për të marrë vota dhe përsërisin uljen e taksave dhe shpenzimet e mëdha. Prej vitit 1991 deri në vitin 2013, partitë morën votën tuaj, por shtetin e trajtuan si tepsi për pushtetin e tyre”.
“Ne jemi të bindur se jemi sot në momentin kur mbi themelet që kemi hedhur me reformat tona mund të ndërtojmë shtëpinë e shtetit modern shqiptar”, deklaroi Rama. /TCH
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit