Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në çeljen e vitit të ri të Akademisë Politike në PS. Duke folur para studentëve të kësaj akademie Rama tha se duhet të mësojnë që politika nuk është e keqe po një forcë për të bërë të mundura ndryshimet.
“Pa dyshim që në terrenin e sotëm ka shumë arsye për të qenë të demotivuar me ato që thuhen, dëgjohen e debatohen me mënyrën se si shpërdorohet fuqia e politikës për qëllim e agjenda të ndryshme, po nga ana tjetër politika është i vetmi instrument në dorën e njeriut për t’u bashkuar me të tjerë dhe për të bërë të mundura gjëra që janë të pamundura”.
“Njerëz të tjerë që nuk e konsiderojnë se është fakti se kush thotë nuk merrem me politikë, gënjen veten, sepse politika merret me të. Politika merret me të gjithë, vendimet e saj prekin të gjithë dhe sa më pak njerëzit të merren me politikën, aq më i madh është potenciali që vendimet e saj të mos jenë ato të cilat të shumtit që i rinë larg, dëshirojnë prej saj”.
Ai tha se studentë të kësaj akademie do të përfshihen në forumet e Partisë Socialiste. Qëllimet tona tha ai, kanë të bëjnë me vizionin, idetë dhe idealet.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor