Rama, i ftuar nga kryetarja e Konfederatës Zvicerane, Doris Leuthard në këtë vizitë shoqërohet edhe nga disa ministra dhe kryetarë bashkish
Me ftesë të kryetares së Konfederatës Zvicerane, Doris Leuthard, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bernë. Në këtë vizitë ai është i shoqëruar nga ministrat Olta Xhacka, Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban, anëtarë të kabinetit dhe kryetarë bashkish, bëhet e ditur në një njoftim të Ambasadës Shqipërisë në Bernë dhënë albinfo.ch.
Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Rama mbërrin në Bernë sot paradite pritet në Pallatin Federal ku pritet nga Presidentja e Konfederatës zvicerane znj.Doris Leuthard me ceremoninë zyrtare, përfshirë edhe interpretimin e himneve të të dy shteteve dhe parakalimin e marshit ushtarak.
Më vonë zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të tri marrëveshjeve: asaj për mbetjet urbane për qytetin e Beratit; Nënshkrimi i Marrëveshjes për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri dhe i marrëveshjes për nxitjen e projekteve të punësimit.
Pasditen e të premtes delegacioni zhvillon një takim në Parlamentin zviceran me kryetarin e Parlamentit Jürg Stahl, me çfarë dhe e përfundon vizitën zyrtare në Zvicër. /alb.info.ch/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...