Google ADS

Rama: Po përfundojnë 22 godina për 336 familjet e prekura nga tërmeti

14:28 | 23 Tetor 2023
E.H

Në kuadër të procesit të rindërtimit pas termetit në Shqipëri, janë drejt përfundimit 22 godina 5 katëshe për 336 familje në Krujë.

Për të inspektuar godinat ka qenë atje sot kryeministri shqiptar, Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Kjo e fundit deklaroi se deri në fund të vitit do të jenë gati 3500 apartamente të cilat do t’u dorëzohen familjeve të goditura nga tërmeti.

“Në kantieret e Rilindjes pas tërmetit, ku pas peripecive të panumërta me dokumentet e pronësisë, po përfundojnë 22 godina 5 katëshe për 336 familjet e goditura nga fatkeqësia, të cilave u jemi mirënjohës për durimin e besimin se ne nuk do t’i harronim kurrsesi. Deri më 31 dhjetor do të mbyllet procesi i shortit dhe dorëzimi i çelësave. Në total deri më tani janë dorëzuar çelësat për afërsisht 6 mijë që sot jetojnë në shtëpi më të mira, më të bukura e më të forta se sa ato që humbën nga tërmeti”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme