Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se qeveria po mendon të ndalojë përdorimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it.
“I madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabre me thikë e një 14-vjeçari nga një adoleshent tjetër. Rrjetet sociale, posaçërisht TikTok-u apo Snapchat-i, thithin përditë në labirintet e tyre fëmijët që në moshë të vogël. Autoriteti i prindërve dhe mësuesve dhe të gjitha përpjekjet tona në familje dhe shkollë për edukimin e fëmijëve sfidohen nga bota paralele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, asnjë mbrojtje, dhe edukimi e shëndeti mendor i të vegjëlve vihen në pikëpyetje. Të gjithë biem dakord si prindër apo si qytetarë që garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia jonë. Por, nuk janë kaq të thjeshta përgjigjet, shumë shtete po mundohen të vendosin filtra mbrojtës, por pa asnjë rezultat domethënës”, tha Rama.
Jemi angazhuar prej kohësh në hulumtimin e kësaj problematike, duke parë vendet e tjera. Vende si Australia po tentojnë ndalimin e aksesit në rrjetet sociale të fëmijëve deri në 16 vjeç, Franca po vendos kusht aprovimin e prindërve për hapjen e llogarive… Përtej debateve, problem mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre. Tani, dilemma jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e të tjerëva mësojme se efektiviteti i tyre është shumë i ulët, apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok-ut dhe Snapchat-it. Këtë do ta shtrojmë për diskutim për të marrë një vendim për këtë problem kompleks”, shtoi Rama./a2cnn
Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shu...
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...
Përleshje midis policisë serbe dhe opozitës në Novi Sad rret...
Murati: Mbi 72 mijë familje kanë përfituar nga subvencionimi...